Rajon & Botë

Kelly: Dekreti ekzekutiv ka për qëllim kapjen e emigrantëve pa dokumente

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, John Kelly tha sot se dekreti ekzekutiv i Presidentit amerikan, Donald Trump ka për qëllim për të kapur emigrantët pa dokumente dhe kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Gjatë një konference të mbajtur në Guatemalë, Kelly tha se ky dekret e vë theksin në detyrën e përgjimit të emigrantëve të parregullt në kufijtë e SHBA-ve dhe kthimin e tyre në vendet e origjinës, sa më shpejt të jetë e mundur./KosovaPres/