Aktuale

KEK-u jep një lajm të mirë për qytetarët

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se për shkak të disa problemeve teknike në orët e hershme të mëngjesit është detyruar ta ndalë nga prodhimi “Bllokun B2” të Termocentralit “Kosova B” i cili prodhon 250 MW/h.

“Ndalja e kësaj ndjesie gjeneruese është bërë për qëllime preventive për të evitua rreziqet më të mëdha që mund të shkaktohen nga disa probleme të vogla dhe për të parandaluar ndonjë avari e cila mund të ketë pasoja të mëdha”.

“Defekte të tilla teknike në blloqet e termocentraleve të KEK-ut nga ku prodhohen sasi të mëdha të energjisë elektrike janë krejtësisht normale dhe paraqiten herë pas herë, por është shumë me rëndësi të dihet se ekipet kujdestare, inxhinjerët dhe stafi tjetër teknik i mirëmbajtës dhe kontrollit janë të detyruar të intervenojnë menjëherë dhe të ndalin blloqet kur paralajmërohen rreziqe në ndonjë nga pajisjet”, thuhet në njoftim të kësaj koorporate.

Bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtës së Koorporatës Energjetike të Kosovës janë mobilizuar nga orët e para të mëngjesit dhe po japin maksimumin e tyre që kjo njësi të kthehet ne pune brenda një afati rekord qe parashihet sonte pas orës 20:00, transmeton Klan Kosova.