Rajon & Botë

KEK thotë se ka përmbyllur me sukses muajin e parë të vitit

Pavarësisht stabilimenteve të stërvjetruara dhe kushteve ekstreme klimatike, KEK-u, thotë se ka bërë të pamundurën që edhe në këto ditë të vështira ti mbaj në operim termocentralet, madje duke realizuar prodhimin mujor konform planit të parashikuar me një mesatare prej 96.83%.

“Megjithëse kemi pas raste kur na është kërkuar edhe të ulim prodhimin. Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar për sa i përket sigurisë energjetike kombëtare dhe nevojën e shtuar për energji elektrike, KEK-u, përveç grupeve të operimit që punojnë në tri ndërrime, për të tejkaluar situatën aktuale të acarit, është përforcuar edhe me ekipet e mirëmbajtjes në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B””, thotë KEK-u përmes një komunikate për media.

Përveç realizimit të planit të prodhimit, KEK-u thotë se e ka prioritet edhe mbrojtjen e ambientit, në këtë vazhdë, ku konform strategjisë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit, kanë njoftuar edhe MMPH-në, se situata teknike dhe ajo në elektro-filtra është rënduar dhe nevoja për intervenim është e pashmangshme, në mënyrë që të shmanget ndonjë ndalesë emergjente.

Për këtë KEK-u ka planifikuar të ndal njësinë B-1, nesër me datë: 01.02.2017 ne ora 00:01.

“Në këtë drejtim, sipas obligimeve kontraktuale që kemi ndaj furnizuesit publik KEDS/KESCO i kemi njoftuar me kohë. Prandaj, KEK-u, përveç se po dëshmon edhe njëherë se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë, është duke treguar përgjegjësi të larte edhe në fushën e mbrojtjes e ambientit në hapësirat ku operon”, thuhet në fund të komunikatës së lëshuar nga KEK-u./KosovaPress/