KEDS-i dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nënshkruan sot memorandum për furnizim të rregullt me energji elektrike në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që më 22 tetor të ketë furnizim të rregullt të energjisë elektrike 24 orë energji elektrike në çdo qendër të votimit, numërimit dhe për institucionet përkatëse.
“Kemi nënshkruar sot një memorandum të bashkëpunimit që ditën e zgjedhjeve të kemi 24 orë rrymë në të gjitha qendrat e votimit, në KQZ, në QNR dhe në të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për mbajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve. Shpresoj se më këtë memorandum do ta vazhdojmë bashkëpunimin të cilin e kemi pasur deri më sot. KEDS e ka obligim, por megjithatë gjatë sitës së zgjedhjeve ka mundësi me ndodhur ndonjë avari apo ndonjë prishje dhe për këtë ekziston marrëveshja dhe obligim i KEDS që ta rregulloi çdo prishje dhe ta furnizoi çdo qendër të votimit me rrymë 24 orë”, deklaroi Daka.
Drejtori i KEDS-it, George Karagutoff, tha se si zakonisht janë vendosur ekipet tona për monitorim në ditën e zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt. Ajo që KEDS do të bëjë, sipas tij, është vënja në punë e pothuajse të gjithëve zyrtarëve. Karagutoff tha se përcaktimi i përgjegjësive specifike për vendvotimet e ndryshme, për të siguruar që në rast emergjence, ekipet mund të reagojnë shumë shpejt, dhe veçanërisht për të marrë përgjegjësi për qendrat e numërimit, e cila është gjëja më e rëndësishmja dhe ku energjia elektrike nevojitet që të sigurohet 24/7.
“Unë vetëm dua të shpreh se KEDS e kupton plotësisht obligimin e tij dhe rëndësinë e përformancës 100% në ditën e zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e zgjedhjeve për zhvillimin e Kosovës. Dhe si gjithmonë, ne do jemi aty. Ne tashmë kemi caktuar ekipet tona të cilat do të monitorojnë qendrën në Prishtinë dhe në të gjitha distriktet tjera. Ne do të mbulojmë këtë ditë me rëndësi të madhe, duke u siguruar që ekipet të jenë atje në rast se ndodh diçka. Megjithatë, ne besojmë se gjithçka do të jetë në rregull dhe se do të kemi zgjedhje të mira dhe rezultate të mira për të ardhmen e Kosovës”, tha Karagutoff. Ai ka shtuar se ekipet do të shërbejnë për çdo prishje të mundshme në terren. /kp