Rajon & Botë

KE nis një procedurë disiplinore kundër Varshavës për një reformë gjyqësore

Komisioni Evropian nisi sot një procedurë disiplinore kundër Polonisë pas publikimit të një ligji të ri që, sipas Brukselit, dobëson pavarësinë e gjykatave polake.

“Komisioni Evropian nisi një procedurë disiplinore kundër Polonisë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pas publikimit në Fletoren Zyrtare të Ligjit për Juridiksionet e së Drejtës së Përbashkët, të premten më 28 korrik”, theksoi komisioni në një komunikatë.

Ekzekutivi evropian i ka dhënë një muaj kohë Polonisë për t’u përgjigjur për këtë procedurë që mund të çojë në sanksione financiare.