Instituti Demokratik i Kosovës organizoi konferencën për media për Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ku u prezantuan rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit.
Florent Spahia nga KDI tha se në qendrën për këshilla ligjore pa pagesë janë raportuar gjithsej 75 raste me më shumë se 200 qytetarë të cilët kanë kërkuar këshilla ligjore për korrupsion.
Rastet për të cilat kryesisht kanë raportuar qytetarët gjatë vitit 2016 janë: rastet e konkurseve publike nëpër institucionet e vendit, rasti i specialistëve që mbeten të pa punë, dhe Iu shkelet e drejta në qasje të barabartë në punë, si dhe rastet e vonesave nga gjykatat në shqyrtimin e lëndëve të palëve./KP