Aktuale

Kavajsi sfidon policinë, ja çfarë bën me një pistoletë

Një 18-vjeçar është është prangosur nga policia e Kavajës pasi është kapur me pistoletë. Mësohet se në pranga është vënë  Muharrem M., 18 vjeç, banues në Kavajë.

18-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në afërsi të ish fabrikës së qelqit në Kavajë, nga shërbimet e patrullës së përgjithshme, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Mini Bloë”, me një krehër dhe një fishek.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /Gazeta Express/