Një 52-vjeçar me banim në Kavajë, u arrestua nga policia.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij efektivët e policisë gjetën një bidon 0.5 litra, brenda të cilit 52-vjeçari kishte fshehur lëndë narkotike.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, bidoni ishte i mbushur me lëng me ngjyrë kafe, ku në brendësi kishte 17 doza me bimë të lagur Cannabis Sattiva, dhe 20 doza të thatë Canabis. /Express
Tags:Kanabis