ShowBiz

Katy Perry do të prezantojë “Mtv Video Music Awards”

Këngëtarja Katy Perry do të drejtojë “”Mtv Video Music Awards”, eventin në të cilën është në garë me shumë nominime.

Ylli i padiskutueshëm i këtij edicioni e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Instagram, ku i jep takim fansave në 27 gusht nga Fabulous Forum i Inglewood, në Kaliforni, transmeton ATSH raportimin e Tgcom24.

Katy do të ndriçojë skenën si performuesja e parë dhe më pas do të prezantojë mbrëmjen.Perry ka siguruar gjithashtu një vend mes yjeve me më shumë nominime, duke mbatjur pesë të tilla: Best Pop, Best Direction dhe Best Visual Effects për ‘Chained to the Rhythm’, Best Art Direction për ‘Bon Appetit’ dhe Best Collaboration për këngën e Calvin Harris ‘Feels’, të kënduar nga Pharrell Williams, Perry dhe Big Sean.Është një periudhë e artë për yllin e popit. Albumi i ri “Witness” është renditur në vendin e parë të klasifikimit Billboard 200, duke u bërë albumi i tretë që renditet në vendin e parë.

Ka fituar gjithashtu çmimin e artistes femërore në 2017, si dhe vendin e parë në Billboard’s Top Current Albums dhe në klasifikimin e Current Pop Albums.

Në nivel botëror disku ka dominuar në klasifikimin e iTunes Albums në 46 vende.Videoja zyrtare e ‘Bon Appétit’ ka shënuar një rekord të ri për yllin e popit , duke tejkaluar 100 milionë shikime në vetëm 18 ditë.Videoja e “Firework”, ka tejkaluar 1 miliardin dhe “Roar” 2 miliardë shikime.Këtë vit , videoja e “Roar” ka marrë diskun e Diamantit, duke tejkaluar 10 milionë albumesh të shitura në SHBA.Jo vetëm kaq . Katy është artistja e parë që ka 100 milionë ndjekës në Twitter, dhe është më e ndjekura në Twitter nga 2013.