Aktorja amerikane ka bërë të ditur përmes një fotoje të shpërndarë në rrjete sociale se është shtatzëne me fëmijën e tretë të saj.
Ylli i filmit “The Ugly Truth”, ka thënë se shtatzënia ishte e papritur por që ishte shumë e lumtur.
Heigl, gjithashtu ka bërë të ditur se foshnja është djalë.
Ajo është e martuar tashmë shtatë vite me Josh Kelley dhe ky është fëmija i tretë të cilin do ta kenë bashkë./KP/