Rajon & Botë

Katër viktima nga stuhitë e fuqishme

Erërat e forta që goditën Turqinë të dielën morën katër jetë njerëzish, thonë zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).Në provincën Mersin, erërat e stuhishme me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë kanë shkaktuar rrëzimin e shtyllave elektrike, drunjëve, njoftojnë nga Zyra rajonale meteorologjike.

Në qarkun Akdeniz jetën e ka humbur një 28-vjeçare, kur për shkak të erërave të forta mbi të u rrëzua një pemë.Në provincën veriore të Trabzonit jetën e humbi një 71-vjeçar në shtëpinë e të cilit ishte shembur muri, pas së cilës u evakuuan 14 familje.Stuhia ka përfshirë verilindjen e Turqisë, kurse edhe në provincën Artvin jetën e ka humbur një person, të cilit duke punuar në fermë i është shembur një pemë.

Viktimë e stuhisë në Turqi ishte edhe nëna 55-vjeçare e katër fëmijëve nga provinca Ardahan, në lindje të vendit.Goditjet e fuqishme të erës gjithashtu kanë goditur provincat Rize, Nevsehir, Sivas, Jozgat, Sirt, Erzurum dhe Erzican.Sipas shërbimeve meteorologjike, moti pritet të stabilizohet të hënën pasdite.