Aktuale

Katër vëllezër rrihen mes veti për një pronë

Katër vëllezër janë arrestuar në Prishtinë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes veti.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë Zastava 635 e cal. 6 mm me një karikatorë dhe gjashtë fishekë si dhe disa mjete të forta të cilat dyshohet se janë përdorë në rrahje.

Me urdhër të prokurorit të katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.