Për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur gjatë kësaj fundjave pjesën jugore dhe perëndimore të Kalifornisë, janë shkaktuar përmbytje të mëdha.
Përmbytje ka pasur edhe në disa pjesë të Los Angjelosit, ndërsa në një lagje është një gropë, e cila ka “gëlltitur” dy makina. Gropa është e thellë 6 metra.
Mediat amerikane njoftojnë se veç përmbytjeve, ka pasur edhe rrëshqitje të dheut. Katër persona kanë humbur jetën dhe qindra qytetarë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre./KosovaPress/