Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka publikuar raportin ditor me situatën me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 281 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe katër persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, duke e çuar në 673 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 persona dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 15 mijë e 295.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
97 TË SHËRUAR DHE 281 RASTE ME COVID-19!
Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm, Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, 1 rast Spitali i Përgjithshëm, Gjakovë dhe 1 rast Klinika Emergjente, QKUK).
Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658.