Aktuale

Katër të arrestuar për prostitucion në Pejë

Janë arrestuar tre meshkuj shqiptarë dhe një femër serbe shtetase e Serbisë, nën dyshimin e bazuar se janë duke zhvilluar veprimtarinë e prostitucionit.

Me vendim të prokurorit e dyshuara femër serbe dhe dy meshkujt dërgohen në mbajtje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Pejë, mëngjesin e djeshëm./KosovaPress/