Aktuale

Katër persona tentojnë të grabisin një bankomat në Prishtinë

Policia njofton se katër persona dje kanë tentuar të grabisin një bankomat në Prishtinë.

“Raportohet se katër të dyshuar të panjohur kanë tentuar që me forcë të grabisin bankomatin e një banke. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”, thuhet në raportin policor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN