Aktuale

Katër persona rrihen mes vete në Podujevë

Dje në Podujevë policia ka ndaluar katër meshkuj.
“Në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në polici, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti”, thuhet në raportin policor.

Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre pas intervistimit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/