Aktuale

Katër granata dore gjenden në Matiqan

Dje rreth orës 12:00 policia ka marrë një informacion lidhur me prezencën e katër mjeteve shpërthyes, në një fushë në lagjen Matiqan në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut.

Në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese ,  njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i,  të cilët rreth orës 16:00 kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese ( 4 granata dore).

Rasti është hapur,  Gjetje e mjetit të dyshuar shpërthyes,  në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe po hetohet nga njësiti përkatës./KosovaPress/