Rajon & Botë

Katër avionë ushtarakë rusë “kërcënojnë” luftanijen amerikane

Katër avionë rusë kanë kërcënuar një luftanije të marinës amerikane në Detin e Zi, duke fluturuar në një mënyrë “të pasigurt dhe joprofesionale” shumë pranë saj, sipas Pentagonit.

Një zyrtar i mbrojtjes tha për “NBC News” se njëri nga avionët luftarakë rusë iu afrua në mënyrë të frikshme anijes amerikane “USS Porter” javën e kaluar, duke fluturuar në një lartësi prej vetëm 90 metrash dhe me një shpejtësi ‘të paparë”.

Avioni ishte i armatosur, shkruan “NBC News”.

Në një incident tjetër, dy avionë të tjerë rusë iu afruan tej mase anijes por ishte e paqartë nëse ishin të armatosur.

Dy zyrtarët e mbrojtjes thanë se marina u përpoq të kontaktonte avionët rusë me radio, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Anija amerikane nuk ka bërë ndonjë veprim të paqartë, sipas zyrtarëve.