Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi.
“Gjykata tenton t’i mbajë të izoluar nën masën e arrestit shtëpiak duke ua mohuar të drejtën ligjore dhe kushtetuese për gjykim në kohë të arsyeshme.
Ne besojmë se ka ardhur koha për ndryshime politike, që të mund të ketë ndryshime në sistemin juridik të Kosovës, që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim/arrest shtëpiak, si i pa gjykuar.
Duke ditur se një prej arsyeve për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, e cila procedure është ndërprerë krejtësisht me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të mbajtura më 11.qersho besojmë se Gjykata do ta ndërpres arrestin shtëpiak për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes”, ka shkruar Gashi./KosovaPress/