Rajon & Botë

Katari paralajmëron shtimin e prodhimit të gazit

Autoritetet e Katarit kanë bërë të ditur se po planifikojnë që të shtojnë prodhimin e gazit për 30 për qind gjatë disa viteve të ardhshme, pasi që ky shtet në krizën aktuale diplomatike po përballet me presionet e vendeve fqinje, raporton agjencia AFP.

Shefi i Katar Petroleum, Sad Sherid Al-Kabi, ka bërë të ditur në një konferencë për media se ky shtet planifikon shtimin e prodhimit të gazit natyral në 100 milionë tonë në vit deri në vitin 2024.