Banka Qendrore e Katarit tha se ka 340 miliardë dollarë rezerva që mund ta ndihmojnë vendin të përballojë efektet nga bojkotimi që i bëjnë fqinjët arabë.
Guvernatori i Bankës, Sheikh Abdullah Bin Saoud al-Thani, tha në një intervistë për CNBC se kjo tregon “besueshmërinë” në sistemin bankar.
“Kemi para të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga çdo tronditje”, tha ai.Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet diplomatike dhe të udhëtimit me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit dhe lidhje me rivalin rajonal – Iranin.
Al-Thani mohoi se financat e Katarit kanë lidhje me aktivitetet terroriste.“Ne kemi ligje kundër terrorizmit. Ne punojmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera për të krijuar ligjet tona, auditimet dhe rishikimet”, tha Al-Thani.