Katari sot ka mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake me trupat turke, transmetojnë mediat e Katarit, sipas të cilave stërvitjet dëshmojnë për aleancën e tyre strategjike dy muaj pasi që Katari nisi të bojkotohet nga vendet fqinje, të cilat Dohën e akuzojnë për terrorizëm.
Ushtrimet kanë për synim përgatitjen e forcave të armatosura të Katarit për mbrojtjen e strukturave esenciale ekonomike, strategjike dhe të infrastrukturës”, transmeton gazeta e Katarit “Al Shark”.