Rajon & Botë

Katalonjë, Presidenti Puigdemont voton pavarësisht masave policore

Presidenti indipendentist i Katalonjës, Carles Puigdemont votoi sot në referendumin për vetëvendosje që ai u përpoq të organizojë pavfarësisht ndalimit nga drejtësia, sipas imazheve të publikuara në profilin “Twitter” të presidencës katalanase.

Puigdemont votoi në “Cornella del Terri”, pak kilometra larg qendrës së votimit ku ai duhej të votonte por që forcat policore kundër manifestimeve e kishin mbyllur, njoftoi qeveria katalanase, duke e shoqëruar këtë mesazh me foto.

”Edhe zëvendëspresidenti, Oriol Junqueras dhe shumë qytetarë katalanas kanë filluar gjithashtu të votojnë”, sipas autoriteteve rajonale.