Rajon & Botë

Katalonjë, Policia hyn me forcë në qendrën e votimit ku voton presidenti rajonal

Forcat policore kundër manifestimeve hynë me forcë sot në mëngjes në qendrën e votimit të presidentit indipendentist të Katalonjës, Carles Puigdemont gjatë zhvillimit të referendumit për vetëvendosje të ndaluar nga Madridi, njoftojnë gazetarët në terren.

Pak para hapjes së qendrave të votimit rreth orës 9:00 (7:00 GMT), forcat e policisë kishin krijuar një kordon rreth qendrës sportive në Geronë ku Puigdemont do të hidhte votën e tij.

Policia largoi fillimisht turmën me njerëz që ndodhej aty, dhe më pas hyri me forcë duke sekuestruar materialin e votimit.