Udhëheqësi i rajonit spanjoll të Katalonisë është vetëm disa orë larg afatit të caktuar nga qeveria qendrore për të sqaruar nëse ka shpallur pavarësinë.
Nëse ai konfirmon se e ka shpallur pavarësinë, Puigmenont do të ketë afat deri të enjten të tërheqë deklaratën ose Katalonia do të përballet me perspektivën e sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi për t’iu hequr kështu e drejta e autonomisë.
Afati i dhënë për Carles Puigdemont është ora 10:00, sipas kohës lokale.
Pas një referendumi të pavarësisë dy javë më parë, i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit, Puigdemont nënshkroi një deklaratë të pavarësisë por menjëherë pezulloi zbatimin e saj.
Ai tha se ishte për bisedime me qeverinë në Madrid, por një e tillë nuk është realizuar, transmeton KosovaPress.
Puigdemont është nën presion nga partnerët e koalicionit që të çojë deri në fund idenë për pavarësi, ndërsa politikanët spanjollë dhe ndërkombëtarë e kanë kundërshtuar.
Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se nëse Katalonia do të ndahej nga Spanja, rajoni do të pushojë së qeni pjesë e BE.