Katalonia mund ta shpallë pavarësinë të hënën, njoftoi sot AFP, duke iu referuar një burimi të paidentifikuar nga qeveria rajonale katalone.
Partitë katalone që e përkrahin pavarësinë e vendit, i kanë bërë thirrje sot Parlamentit të Katalonisë që të mbajë një sesion të hënën, ku edhe mund të shpallet pavarësia e këtij rajoni nga Spanja.