Një person me inicialet Z.S., ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një kafiteri në qytetin e Zrenjanin-it në Vojvodinë të Serbisë, shkruan gazeta serbe Blic, njofton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite rreth orës 13:40, saktësisht në një lokal në një vend të vogël të quajtur Zhitishtë në Zrenjanin, ku i armatosuri ka hyrë në lokal me një armë automatike dhe ka shtënë mbi mysafirë.
“Ai fillimisht ka qëlluar dhe ka vrarë gruan e tij dhe një person tjetër femër dhe më pas ka vazhduar për të shtënë në qytetarët që ishin në atë moment në kafene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin derisa hetimet ende po vazhdojnë.
Nga të plagosurit tre janë të mitur.
Ndërsa sa i për ketë viktimave dy kanë vdekur në vend dhe tre duke shkuar në spital.