Rajon & Botë

Karantinohet qyteti me mbi 1 milion banorë pasi u zbuluan 15 raste me COVID-19

Vietnami ka karantinuar për dy javë qytetin e tretë më të madh në vend, pasi 15 raste të tjera të koronavirusit u zbuluan në spitale.

Disa pacientë dhe punonjës shëndetësorë në Spitalin ‘Da Nang’ janë infektuar, shkruan AP.

Transporti publik brenda dhe jashtë ‘Da Nanga’ është anuluar, transmeton lajmi.net.

Të dielën, qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha atyre kompanive që nuk kryejnë punën e nevojshme dhe u kërkuan njerëzve që të mbajnë distanca fizike në qytet, i cili ka më shumë se një milion banorë, shkruan AP.

Deri më tani, 531 raste të COVID-19 janë regjistruar në Vietnam, por nuk ka asnjë viktimë.

Vietnami nuk ka hapur ende kufijtë e tij për turistët.

the authorGazetaKNN