Bebe Rexha po punon projekte të reja muzikore.
Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën u shfaq në studio muzikore, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja tregoi se po shkruan këngë të reja, të cilat pritet t’i publikojë shumë shpejt për fansat e saj.
E këtë lajm padyshim se fansat e saj e presin me padurim, ngase janë bërë disa muaj prej këngës së fundit të saj.
Bebe gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të pandemisë, ka qenë aktive edhe me përgatitjen e ushqimeve në kuzhinë.
Madje, ajo ka publikuar edhe fotografi nga fëmijëria, gjatë vizitës me familje në Shqipëri. /Lajmi.net/