Aktuale

Kaq vota ka Haradinaj më pak se Kadri Veseli

Edhe pse kandidati i koalicionit “PAN”, për kryeministër, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet e 11 qershorit, ka arritur që të dyfishoj numrin e votave në krahasim me zgjedhjet e vitit 2014, ai prapë se prapë ka arritur të marrë më pak vota se kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj në zgjedhjet paraprake kishte vetëm 50388 vota, derisa në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur t’i fitoj 98458 vota, raporton “Zëri.info”.

Në krahasim më zgjedhjet e vitit 2014, Haradinaj në këto zgjedhjet e ka rritur numrin e votave për rreth 45000.

Në anën tjetër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën para 18 ditëve ka arritur të marrë 125 mijë e 866 vota.

Përndryshe, Ramush Haradinaj ka arritur t’i fitoj vetëm rreth 26.000 vota më pak se lideri i PDK-së, Kadri Veseli.