Për t’i kënaqur nevojat kryesore një familje katëranëtarëshe në dhjetor kanë qenë të nevojshme 32.102 denarë, respektivisht 520 euro, tregojnë të dhënat të cilat i publikoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, duke e përpunuar shportën minimale sindikale.
Sipas kësaj shporte, për ushqim dhe pije në dhjetor kanë qenë të nevojshme 13.174 denarë, ndërsa për pagesën e shpenzimeve komunale, pajisjeve për në shtëpi dhe mirëmbajtje 10.454 denarë. Për transport 2.339 denarë, për mirëmbajtjen e higjienës personale dhe higjienës në shtëpi 2.249, ndërsa për veshje dhe veshmbathje 2.133 denarë. Më pak para, gjegjësisht 678 denarë ndahen për shëndet, ndërsa për kulturë 1.070 denarë./MIA/