Aktuale

Kaq ministri do t’i kenë PDK, AAK, Nisma, AKR dhe minoritetet

Sigurimi i numrave tanimë nuk do të jetë problem për koalicionin PAN për t’i formuar institucionet pasi këtij koalicioni i është bashkuar zyrtarisht edhe Aleanca Kosova e Re.

Kësisoj, qeveria e Ramush Haradinajt pritet të ketë 20 ministri.

Pesë ministri do t’i drejtoj PDK, po aq edhe AKR edhe pse me numër shumë më të vogël të deputetëve.

Sipas marrëveshjes mes koalicionit PAN, AAK e Nisma do t’i kenë nga tri ministri.

Dy ministri i takojnë Listës Serbe. Ndërsa nga një ministri pritet ta kenë Lista Rugova dhe komunitetet joserbe.

Poashtu qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj pritet të ketë tre ose katër zëvendëskryeministra./Indeksonline/