Rita Ora ka mbajtur koncert në sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
Interesimi për ta ndjekur nga afër koncertin e yllit me famë botërore ishte mjaft i madh, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka zbuluar shifrën e të pranishmëve në koncertin e saj.
“Të gjithë ju 250.000 vetë që më patë sonte, faleminderit. Ju mund të ishit kudo në botë dhe ju ishit me mua! Secili që më ndihmuan ta realizojë këtë, kryetari Erion Veliaj dhe sponsorët. Kalova më së miri. Verona ti je e radhës!”, ka shkruar Rita në Instagram.
Kujtojmë që bashkë me të në këtë udhëtim ishte babai i saj dhe motra Elena, e cila kishte udhëtuar në Tiranë një ditë më parë. /Lajmi.net/