Kuriozitete

Kaq herë duhet ta pastroni shtëpinë

Shumë prej jush ndoshta nuk e pastrojnë shtëpinë aq sa duhet, ky të paktën është mendimi i specialistëve.

Faqja “Good Housekeeping” ka krijuar një grafik të caktuar të punëve të shtëpisë, sipas shpeshtësisë që duhen bërë.

Duke i ndarë në punë që bëhen çdo, ditë, një herë në javë, një herë më muaj dhe më rrallë, rezulton se të duhet të pastroni pasqyrën e banjos çdo ditë dhe se duhet të lani frigoriferin çdo javë.

Por mos u ndieni keq nëse nuk i bëni dot, nuk jeni të vetmit.

Punë që duhen bërë çdo ditë:

Të rregulloni krevatin

Të lani enët

Të fshini dyshemenë

Të pastroni ekspersin

Të fshini banakun e kuzhinës, tavolinat, sipërfaqet e banjos.

Të bëni lavatriçe

Të pastroni pllakat e dushit

Të sterilizoni banjon dhe rubinetat e kuzhinës

Punët që duhen bërë një herë në javë:

Pastrim me themel i banjos

Pastrimi i të gjitha pasqyrave

Marrja e pluhurave

Pastrimi me fshesë me korrent të divaneve

Ndërrimi i çërcafevë

Pastrimi I frigoriferit

Pastrimi i mikrovalës

Zëvendësimi i sfungjerëve që përdoren

Punët që duhen bërë një herë në muaj

Marrja e pluhrave për të gjitha qelqurinat

Pastrimi i grilave

Pastrimi i lavastoviljes dhe fshesës me korrent

Punët që duhen bërë një herë në 6 muaj

Larja e perdeve të dushit

Pastrimi poshtë krevatëve apo mobiljeve

Larja e jastëkëve dhe e jorganeve

Marrja me fshesë me korrent e dyshekut

Punët që duhen bërë një herë në vit

Pastrimi i oxhakut

Pastrimi i tapeteve

Larja e perdeve/tvklan.al