Aktuale

Kaq aksidente trafiku ndodhën dje në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 60 aksidente trafiku, prej tyre 22 kanë përfunduar me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia njofton se për shkelësit e trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 15 tiketa, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se dje asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet./Express/