Policia kufitare shqiptare ka ndaluar 10 persona të huaj në afërsi të Kapshticës.
Bëhet e ditur se të ndaluarit janë 5 emigrantë sirianë si dhe 5 irakianë. Gjatë marrjes në pyetje në rajonin e Policisë, emigrantët kanë deklaruar se duan të rikthehen në Greqi.
Ata janë shoqëruar me patrullë shërbimi, deri afër kufirit grek dhe më pas janë lënë të lirë, për tu rikthyer në destinacionin e tyre fillestar.