Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara, tek një person në Prishtinë kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 8-fishekë.
I dyshuari kishte sulmuar dy viktimat (në oborrin e shtëpisë së tyre) duke i goditur me tytën e pistoletës si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit me vendim lirohet në procedurë të rregullt ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.