Policia e Gjirokastrës ka njoftuar ditën e sotme se ka prangosur një person me akuzën e veprës penale: “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.”
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestuar Petrit Beqiraj, 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi:
Në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, ai u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjetin në pronësi të tij “Taksi”, tip “Benz”, me targë AC 485 T, përkundrejt fitimit, dy shtetas sirian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.