Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti derisa ishte në tretman mjekësor, në shportën e mbeturinave kishte hedhur një qese me substancë të dyshuar narkotike në peshë rreth 2 gramë.
I njëjti gjatë intervistës deklaron se substanca i takon të dyshuarës femër, e cila gjatë intervistës edhe ka pranuar.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ngjarja la ndodhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë./KosovaPress/