Aktuale

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi

Një person është arrestuar në fshatin Kotradiç të Pejës, i cili me qëllim që të kryente vjedhjen kishte hyrë në një shtëpi dhe i njëjti është zënë në flagrancë nga pronari i shtëpisë.

Policia njofton se me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse rasti i proceduar mbetet nën hetime.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme./KosovaPress/