Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Raushiq të Pejës, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur derivate të naftës rreth 300 litra.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.