Aktuale

Kapet në flagrancë duke vjedhë kuletën

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prishtinë pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një kuletë nga viktima.

Ngjarja ka ndodhur te Rrethi i Flamurit ku gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur në posedim dhe është konfiskuar një armë e ftohtë (thikë).

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/