Aktuale

Kapet me heroinë, arrestohet

Është arrestuar i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe konfiskuar 2.1 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, dy ora dore, një telefon mobil dhe 35 euro para të gatshme.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/