Një person është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se kishte depërtuar me forcë në dy lokale, me ç’rast kishte vjedhur rroba të ndryshme dhe disa celularë.
“Njësia policore pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./KP