Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti kishte thyer xhamin e lokalit pronë e ankuesit mashkull.
Tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një shkrepës në formë të pistoletës dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Qarshia e Gjatë’, mëngjesin e djeshëm në Pejë. /KosovaPress