Aktuale

Kapet hajni në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se në parkingun e një marketi, nga një veturë kishte vjedhur një çantë dore në të cilën kishte 120 € para të gatshme.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në marsin e këtij viti në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ të kryeqytetit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/