Aktuale

Kapet me drogë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe konfiskuar 14.55 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Avni Dibrani”, njofton të enjten Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.