Aktuale

Kapen tre persona në Morinë

Specialistët e  Policisë Kufitare Morinë-Kukës, kanë arrestuar tre persona ditën e djeshme, të cilët ishin shpallur në kërkim më parë.

Mësohet se në pranga janë vënë Ardian Bala, 40 vjeç, banues në Tiranë, Ervis  Cara, 33 vjeç, banues në  Lezhë dhe Gazmend Vangjeli, 26 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ndalimi Ardian Bala, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim kombëtar’’.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 4232, datë 02.12.2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ndalimi i Ervis Cara, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim kombëtar’’, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Më datë 14.08.2016, Ervis Cara, i ka marrë me anë të mashtrimit mjetin me targë AA 671 MS, E.K., dhe nuk ja ka kthyer më.

Ndërsa, ndalimi i Gazmend Vangjeli, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi ‘’i shpallur në kërkim kombëtar’’.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.