Aktuale

Kapen në flagrancë dy fajdexhi, konfiskohen para, armë dhe municion

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar nga njësi tjera relevante të Policisë, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë dy kosovarë, I. M. (1976) dhe K. M. (1997).

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:

  • 2000 euro para të gatshme
  • një veturë
  • një pistoletë me 17 fishekë
  • dy telefona celularë dhe disa dokumente/kontrata të huadhënies

Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar:

  • një pushkë gjuetie me 26 fishekë,
  • tri pistoleta me 120 fishekë,
  • një laptop,
  • bereta italiane me 2 karikatorë
  • bereta 9 mm me një karikator
  • zastava TT me dy karikatorë
  • pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë
  • fletore me shënime dhe dokumente tjera relevante

Bëhet e ditur se pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’./FaktePlus